Fjalë Kyçe

Po gatuanin, merr flakë bombola në një shtëpi në Elbasan

Po gatuanin, merr flakë bombola në një shtëpi në Elbasan

Një dhomë në një shtëpi në Elbasan është përfshirë në flakë. Shkak është bërë bombola e gazit e cila teksa po përdorej për gatim ka marrë flakë.

“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit“, thotë policia.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al