Kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova duhet ta ndërpres bashkëpunimin me misionin e UNMIK-ut.
Pacolli pëmes një postimi në Twitter ka përmendur rastin e pjesëtarit rus të UNMIK-ut i cili kishte përkrahur strukturat paralele të Serbisë dhe të cilin Kosova e kishte shpallur person të padëshiruar.
“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNMIK-u kishte narracion të plotë të Serbisë për Kosovën. Në 2019, Kosova deklaroi Persona Non Grata, një pjesëtar rus të UNMIK-ut për përkrahjen e strukturave paralele dhe për krijimin e pengesave ndaj policisë. Kosova duhet të ngrijë bashkëpunimin me këtë mision plotësisht”, ka thënë Pacolli.
Ai poashtu përmendi edhe Sekretarin Gjeneral të OKB-së, që refuzoi të takohet me zyrtarët e Kosovës sikur paraardhësit e tij.
“Në OKB, Sekretari Gjeneral, Antonio Guterres ka refuzuar të takohet me zyrtarët e Kosovës duke e prishur traditën e paraardhësve të tij. OKB-ja ka një mision të vjetëruar në Kosovë që nuk bën asgjë dhe që shpenzon buxhetin e tyre për çështje të panevojshme që janë jorelevante për Kosovën. Koha të shkojë në shtëpi”, ka thënë ai.
At the UN Security Council @UNMIKosovo had the full narrative of #Serbia on #Kosovo. In 2019 we declared PNG a Russian staff member of @UNMIKosovo for supporting parallel structures & creating obstacles to Police. #Kosovo should freeze communication with the mission fully. 1/2
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) October 16, 2021