Fjalë Kyçe

AAK fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj në votime iu jep fuqi

AAK fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj në votime iu jep fuqi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë lidhur me zgjedhjet lokale.

Floriana Ajeti-Sadiku nga zyra për medie e këtij shtabi iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

“I përgëzojmë të gjithë kryetarët e ri që nga sot bëhen pjesë e vendimmarrjes. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, pjesëmarrja juaj iu jep fuqi dhe iu përfaqëson ata që do të ju shërbejnë për katër vitet e ardhshme”, tha ajo.

AAK, tutje  tha se ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa qendra të votimit, por që janë tejkaluar.

“Sipas informatave që kemi nga shtabet tona ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa qendra të votimit, por që janë tejkaluar, pra procesi zgjedhor po shkon kryesisht në rregull”, u tha në konferencë.