Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime.
“Të dashura qytetare dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e vendvotimeve. Pjesëmarrja juaj bën dallim thelbësor në çdo proces zgjedhor.
Ju ftojmë që masivisht të ushtroni të drejtën tuaj! Çdo votë ka vlerë të madhe për jetën e të gjithëve.”, thuhet në postimin në Facebook, të publikuar nga faqja zyrtare e VV-së.