Fjalë Kyçe

Numërohen 80% e votave në Gjilan, garë e ngushtë mes LDK-së e VV-së

Numërohen 80% e votave në Gjilan, garë e ngushtë mes LDK-së e VV-së

80 për qind e votave janë numëruar deri me tani në komunën e Gjilanit.

Alban Hyseni i Vetëvendosjes po prin në Gjilan me 44.40 % të votave krahasuar me Lutfi Hazirin e LDK-së që ka 43.92 %.

Me rezultatet e numëruara deri tani del se Gjilani do të shkojë në balotazh me një garë të nxehtë mes LDK-së që pretendonte se do ta marrë këtë komunë në raund të parë dhe Vetëvendosjes që e ka pasë synim të rëndësishëm këtë komunë të madhe.