Një nxënës 17 vjeç thotë se është larguar nga ora e mësimit, vetëm pse tha se janë “vetëm dy gjini”.
Nxënësi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, e incizoi fshehtas mësuesin e tij i cili e përjashtoi atë dhe e publikoi online.
Videoja e tij u bë shpejt virale në internet, duke u shpërndarë në mbarë botën.
Pas publikimit të videos, këshilli i mësuesve kanë mbrojtur mësuesin 56 vjeç, duke thënë se nxënësi “po kërkonte probleme”.
Në videon tre minutëshe, mësuesi mund të dëgjohet duke i thënë nxënësit të largohet nga klasa e shkollës Aberdeenshire të Anglisë, pas deklaratës së tij se janë vetëm dy gjini.