Elita Rudi do t’i bashkohet emisionit të dashurisë “Përp’puthen”.
Por, ndonëse ajo tanimë ka gjetur dashurinë e jetës së saj, ish moderatorja do të jetë vetëm si opinioniste ditën e shtunë në Përputhen Prime, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
“Një kosovare më në fund, por jo si konkurrente, por si opinioniste”, ka thënë Elita në videon e publikuar të Olsa Muhametit, autores së Përputhen.