Zyra e prokurorisë suedeze nuk do të apelojë vendimin e gjykatës britanike me të cilën refuzohet kërkesa formale që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange të mbahet në burg.
Mbajtja në burg u kërkua derisa të hetohen akuzat për përdhunim.
Urdhri për paraburgim do të ishte një parakusht formal për paraqitjen e një kërkese për ekstradimin e Assange, i cili është në burg në Britaninë e Madhe, shkruan Reuters.
Çështja tani është përqendruar në vlerësimin e dëshmive përmes disa seancave të tjera shtesë, tha zëvendëskryetarja e zyrës së prokurorit publik, Eva Marie Person.
Suedia dëshiron të hetojë Assange lidhur me dhunimin e supozuar në vitin 2010.