Fjalë Kyçe

Koronavirusi në Shqipëri, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Tetë persona humbën jetën nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 3 mijë e 180 testime nga të cilat 594 qytetarë kanë rezultuar pozitivë,.

Janë 6726 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.