Fjalë Kyçe

Hajnat grabitin me armë një pompë të derivateve në Prishtinë, vidhen 600 euro

Hajnat grabitin me armë një pompë të derivateve në Prishtinë, vidhen 600 euro

Dy persona të armatosur, dyshohet se kanë grabitur rreth 600 euro të pazarit ditor në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në Rrugën “Faik Konica”, ku të hollat dyshohet se janë marrë nën kërcënimin e armës.

“Rr. Faik Konica, Prishtinë 22.10.2021 – 00:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar”, njofton policia.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar.