Një burrë është arrestuar në Prishtinë sepse dyshohet që ka mashtruar një tjetër se do t’i dërgonte një shumë të konsiderueshme parash në Francë përmes këmbimores së tij. Mirëpo ato nuk janë dërguar tek viktima, por janë keqpërdorë nga i dyshuari.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshuarin se ka kryer veprën e lartcekur duke keqpërdorë besimin ndaj viktimës mashkull kosovar, me qëllim të përfitimit personal i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash nga viktima për t’i dërguar në Francë përmes këmbimores së tij.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.