Romancës së shumë përfolur mes Fifit dhe Granitit duket se i erdhi fundit.
Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, ishte Graniti ai i cili në shoqërinë edhe të Ilirit dhe Sabianit i deklaroi Fifit se nuk mund ta shikonte më shumë se sa shoqe.
‘’Shumë është zgjatur kjo gjë, të dua shumë si person por të shoh vetëm si motër’’,- tha Graniti.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila e mërzitur u rikthye në krevatin e saj pa kërkuar asnjë shpjegim tjetër lidhur me këtë aspekt./tch