Fjalë Kyçe

Shqipëri: 7 humbje jete dhe 629 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Shqipëri: 7 humbje jete dhe 629 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e funditë në Shqipëri e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit shtatë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve njofton gjithashtu se nga 4249 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Ndërkohë, janë 6,907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Po ashtu, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.