Fjalë Kyçe

Nijazi Kryeziu për shkarkimin: Kadri Veseli na ka bërë nder të gjithëve

Nijazi Kryeziu për shkarkimin: Kadri Veseli na ka bërë nder të gjithëve

Nijazi Kryeziu, që së gjatë ditës së djeshme iu kërkuar dorëheqja nga Kadri Veseli për shkak të aktakuzës së tij në rastin Pronto, ka thënë se kryetari i PDK-së i ka bërë nderë atij dhe familjes së tij.

Ai ka thënë se të akuzuarit në rastin Pronto janë futur në geto nga shoqëria. Thotë se vetë kishte kërkuar nga Veseli shkarkimin.

“Na ka bërë nderë të gjithëve prej një getos që na ka futë shoqëria. Geto është kjo. Na ka ndihmuar me dal prej getos fillimisht prej familjes”.

“Unë vet i kam kërkuar Veselit, pyete kënd të duash, por shpresojë që nuk do të jemi vetëm ne” ka deklaruar ai në T7.

Ish-këshilltari i Kadri Veselit,  nuk ka dashur të merret me akuzat që Shefqet Kabashi i kishte bërë atij, se ish-këshilltari i Veselit ua kishte marrë bukën të burgosurve në burgun e Dubravës gjatë kohës së luftës.

Ai thotë se nuk i kujtohet që e ka parë Shefqet Kabashin në atë kohë. Por thotë se tash e din kush është.

“Unë nuk do të merrem me të për shkak se punën time nuk mundet me ma marrë askush. Sa e mbajë mend nuk e kam parë kurrë. Ai mundet me thanë gjithçka se me njohin, por për mua është rast i izoluar”.

“Unë personalisht nuk njoh. E di kush është por nuk më kujtohet që ka qenë në dhomë. Sepse ne kemi qenë me dhoma të mbyllura. Beso që nuk ia vlen mu merr me të”, ka deklaruar Kryeziu.