Një shqiptar në Tivoli të Italisë, ka bërë kërkesë të rrallë dhe të padëgjuar më herët.
30-vjeçari shqiptar i cili ndodhej në arrest shtëpiak, duke shprehur gjendjen jo të mirë bashkëshortore, ka kërkuar nga policia italiane që ta burgosin më mirë sesa të qëndrojë me gruan në shtëpi.
30-vjeçari shqiptar ndodhej në arrest shtëpiak.
“Më çoni në qeli. Jeta ime bashkëshortore është një ferr në shtëpi”, iu kishte thënë policisë.
“Ai nuk ishte më në gjendje të duronte gruan në shtëpi”, ishte shkruar në dëshminë e zbardhur nga Carabinieri-t e qytetin e Tivolit.
Duke iu referuar medias italiane, cronachecittadine, të cilët citojnë të dhënat zyrtare nga Policia italiane, shqiptari preferoi të ikte nga shtëpia dhe të paraqitej para zyrës së Carabinieri-ve.
Dhe dëshira iu plotësua.
Për shkak se theu arrestin shtëpiak, atë e dërgojnë në burg.
Tani, pjesën tjetër të dënimit do ta mbajë në burg. /Telegrafi