Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka nisur protestën e paralajmëruar tash e sa ditë si kundërpërgjigjie për Qeverinë e Kosovës ndaj masave të reja antiCOVID.
Gastronomët ftuan të gjithë të kundërshtojnë masat e reja duke i rënë borisë nëpër rrugët e qytetit, njofton Klankosova.tv.
Nisja e protestës u bë nga “Rruga B” prej ku ka siguruar pamje Klan Kosova e do të vazhdojë deri para objektit të Qeverisë.
Në këtë mbledhjen e 41-të të qeverisë është marrë vendim që ora policore të zhvendoset nga 00:00 deri në 05:00.
Tjetër masë ishte edhe ndryshimi i orarit të punës së gastronomisë, ku puna u lejohet deri në orën 23:00.