Mimoza Kusari-Lila e VV-së është kandidatja për kryetar komune më e votuar nga diaspora e Gjakovës.
Ajo mori 289 vota. Lidhur me këtë, ajo bëri një postim në Facebook ku edhe falënderoi mërgatën.
Ajo u shpreh e bindur se në balotazh do të finalizohet fitorja e saj.
“Me 14 Nëntor finalizojmë fitoren tonë! Ju presim në Gjakovë ❤️Faleminderit nga ❤️ mërgata jonë!“, ka shkruar ajo.