Hammarby ka konfirmuar se Astrit Selmani është në gjendje stabile pas rrëzimit që i ndodhi gjatë ndeshjes me Ostersunds.
Reprezentuesi i Kosovës pasi u godit me bërryl nga kundërshtari, ra pa ndjenja në tokë për disa sekonda.
Stafi mjekësor intervenuan menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë, derisa u dërgua me urgjencë në spital.
Në një komunikatë nga klubi suedez, konfirmuan se gjendja e Selmanit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, derisa thuhet që lojtari rikthehet në stërvitje pas disa ditëve.
“Astriti tashmë i është nënshtruar ekzaminimit në spitale, gjë që është standarde në këtë lloj ngjarjeje. Tregon se përplasja ka shkaktuar një tronditje. Tre qepje për plagën në vetull, pa lëndime të tjera. Priten disa ditë pushim para se Astriti të fillojë të stërvitet”, thuhet në komunikatën e klubit.