David Beckham është një legjendë e futbollit, pasi ka luajtur për klube të mëdha dhe Kombëtaren e Anglisë.
Legjenda angleze është tërhequr që disa vite nga futbolli dhe tani është president i skuadrës amerikane Inter Miami.
Por anglezi vazhdon të jetë një nga personat më të kërkuar në botën e sportit, për të qenë imazhi i klubeve apo organizatave të ndryshme.
46-vjeçari ka arritur marrëveshje me shtetin e Katarit të cilët do ta mbulojnë me para atë.
The Sun ka raportuar se Beckham do të jetë imazhi zyrtar i Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Gjithnjë sipas tabloidit anglez Becks ka arritur një marrëveshje 10 vjeçare me Katarin nga e cila do të fitojë në total 150 milionë funte, apo 15 milionë pagë vjetore.
Përveç që do të jetë imazhi zyrtar i Kupës së Botës, Beckham do të përkujdeset që Beckham të reklamojë bukuritë natyrore të Katarit, plazhet e shumta dhe hapësirat publike.
Gjithashtu legjenda angleze do të luftojë edhe për të drejtat e barabarta të grave, si dhe gjatë Kampionatit Botëror do të mund të shpalosen edhe flamujt e komunitetit LGBTI.
Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.