Fjalë Kyçe

Nesër nis numërimi i votave me kusht

Nesër nis numërimi i votave me kusht

Zëdhënësi i Komisioni Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, e ka konfirmuar për Klan Kosovën se numërimi i votave me kusht në zgjedhjet lokale do të fillojë të martën.

“Mund t’ju konfirmoj se të martën, në orën 11:00, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi për Klankosova.tv.

Numërimi fillon nëntë ditë pasi u mbajtën zgjedhjet lokale, gjegjësisht më 17 tetor.