Fjalë Kyçe

Arrestohet një grua në Gjakovë, detyronte fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë

Arrestohet një grua në Gjakovë, detyronte fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, e cila nga Njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale është hasur në një parking duke e detyruar fëmijën e saj, të kërkojë lëmoshë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, të hënën rreth orës 11:15.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale është hasur në një parking duke e detyruar fëmijën e saj të kërkojë lëmoshë

thuhet në raport.

E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.