Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë ndërmarrë veprimet për gjetjen e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale në rastin dhunimit të vajzës 15-vjeçare në Pejë.
Në komunikatën për medie thuhet se kjo është bërë pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti.
“Pejë 26 tetor 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde”, thuhet në komunikatë.
Më tej prokuroria ka njoftuar se pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.