Fjalë Kyçe

Reagon Ahmeti: Nuk u ballafaqova fizikisht me Tovërlanin, por nuk janë të mirëseardhura vizitat e tij kur nuk jam në shtëpi

Reagon Ahmeti: Nuk u ballafaqova fizikisht me Tovërlanin, por nuk janë të mirëseardhura vizitat e tij kur nuk jam në shtëpi

Shpend Ahmeti është deklaruar pas raportimeve se Afrim Tovërlani mbrëmë e kishte kanosur me thikë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti tha se nuk ka pasur asnjë ballafaqim fizik e as luftë me thika, duke shtuar se e ka mik.

Tutje, ai shtoi se nuk ndihet i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi.

Postimi i plotë:

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin.  I pash edhe titujt ne portale.  Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura.  Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.