Por të mësuar se çfarë ndodhi atje, Indeksonline ka kontaktuar me Agron Borovcin, zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ai u shpreh se sipas informatave që posedon nga Zjarrfikësit, janë djegur disa goma të papërdorshme.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet duke u djegur grumbulli i gomave.
Djegia ilegale e gomave vazhdon të jetë një problem i madh. Ende nuk ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e gomave që nxirren nga përdorimi.