Ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur reshje të mëdha të shiut në disa qytete e fshatra, ndërsa ato kanë vazhduar edhe sot në Suharekë, ku kanë shkaktuar edhe dëme të shumëta, shkruan Gazeta Metro.
Në një video të dërguar tek redaksia jonë, shihet se fshati Grejkoc i kësaj komune është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut, të cilat i kanë përhapur mbeturinat në shumë pjesë të tij.
Gjatë ditës së sotme, reshje shiu ka pasur edhe në vende tjera si Skënderaj e Ferizaj.
Kujtojmë se meterologët kanë paralajmëruar mot më të mirë ditëve në vazhdim.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale nga 24C deri në 30C.