Fjalë Kyçe

Pejë: Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj 5 personave të dyshuar për trafikim me njerëz

Pejë: Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj 5 personave të dyshuar për trafikim me njerëz

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve I.M, E.Z, M.I dhe J.A dhe caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.XH, për shkak të dyshimit se kanë vepruar si grup i organizuar në trafikimin e qenieve njerëzore, gjegjësisht të një të dëmtuare, të cilën nën kërcënimin dhe përdorimin e forcës e kanë vënë në shfrytëzim për përfitim material përmes shërbimeve seksuale me pagesë me personat e tjerë.

Katër të pandehurve të parë u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa të pandehurës M.XH i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje të njëjtë.