Fjalë Kyçe

Dhunimi i 15-vjeçarës në Pejë, iniciohet procedurë disiplinore kundër prokurores së rastit

Dhunimi i 15-vjeçarës në Pejë, iniciohet procedurë disiplinore kundër prokurores së rastit

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka iniciuar procedurën disiplinore kundër prokurores e cila ka përfaqësuar lëndën për dhunimin e 15-vjeçarës.

Kështu ka njoftuar prokuroria përmes një njoftimi për medie në të cilën thuhet se ky rast është iniciuar nga kryeprokurori i kësaj prokurorie.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik lidhur me çështjen penale PP.nr.68/12, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 3 i KPK-së, se Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas analizimit të gjitha shkresave të lëndës, konform Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurores, e cila ka përfaqësuar këtë lëndë”, thuhet në njoftim.