Fjalë Kyçe

Mustafa pyet pse duhen 150 milionë euro për autostradën drejt Tetovës, e jo rrugët nacionale

Mustafa pyet pse duhen 150 milionë euro për autostradën drejt Tetovës, e jo rrugët nacionale

Zyrtari i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 150 milionë eurove për autostradën që lidh qytetin e Prizrenit me Tetovën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Mustafa thotë se rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera sikur Podujeva, Mitrovica, Gjilani, Peja e Gjakova ende nuk kanë përfunduar.

“Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë, kur veq e kemi autostradën për Shkup, e jo për rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë…?!” ka shkruar Mustafa.