Fjalë Kyçe

Lirohet ariu që kishte ngecur në telat gjemborë në Kusar të Gjakovës

Lirohet ariu që kishte ngecur në telat gjemborë në Kusar të Gjakovës

Është liruar ariu nga telat gjemborë në të cilat kishte ngecur përderisa po tentonte t’i kalonte ata, në fshatin Kusar të Gjakovës.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se ariu është liruar përmes përdorimit të anestezionit.

“Ju njoftojmë se lidhur me informatën e poshtëshënuar në vendin e ngjarjes rreth orës 16:20 ka arritur ekipi i veterinarëve të kontraktuar nga Ministria e Ambientit, të cilët kanë bërë lirimin e ariut përmes përdorimit të anestezionit dhe rreth orës 17:15. Ariu pasi që është këndellur është larguar në drejtim të pyllit”, tha ai.