Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Leart Paqaradën në Gjermani.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka arritur të shënojë gol në fitoren 3-2 të St. Pauli ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës Gjermanisë.
Paqarada shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 63-të, derisa sfida u mbyll 3-2 në të mirë të ekipit të Leartit pas 120 minutave lojë, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë, raporton Gazeta Express.