Manchester City i ka dhënë fund dominimit në Carabao Cup për vite me radhë, pasi është eliminuar nga West Ham United pas ekzekutimit të penalltive. Në anën tjetër, Liverpooli e ka mundur Prestonin, duke u kualifikuar n’çerekfinale.
90 minuta përfunduan 0-0 në sfidën mes West Ham United dhe Manchester City, cka u deshtë që penalltitë të përcaktojnë çerekfinalistin.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan vendasit, duke triumfuar 5-3.
Për West Ham shënuan të gjithë, derisa për Cityn gaboi Foden.
Preston 0-2 Liverpool
Liverpooli, me shumë ndryshime, ia ka dal që të prej biletën për në çerekfinale të Carabao Cup.
Redsat e mundën 2-0 skuadrën e Preston.
Minamino në minutën e 62-të dhe Origi në atë të 84’ shënuan për fitoren Liverpoolit. /Gazeta Express/