Pejë – Një persona në Pejës është arrestuar nën dyshimin se më 21 dhjetor të këtij viti, ka tërhequr shumën e të hollave prej 1500 euro nga llogaria e tij bankare, shumë kjo e lëshuar gabimisht nga një kompani e sigurimeve.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i dyshuari pas tërheqjes së parave kishte deklaruar se nuk e ka ditur prejardhjen, për me shumë i njëjti kishte refuzuar kthimin e parave të kërkuara nga kompania e dëmtuar.
Sipas policisë i dyshuari përveç që dyshohet se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të pasurisë së huaj, ai po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të deklarimit të rremë, duke deklaruar rrejshëm se zyrtarët e kompanisë e kishin kanosur, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.