Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtoresha ekzekutive e KOMF Donjeta Kelmendi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të fëmijëve dhe të miturve në Kosovë.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se kjo marrëveshje synon bashkëpunimin reciprok ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) për kontribuimin në hartimin e politikave dhe legjislacionit për fëmijët, si dhe monitorimin e zbatimit të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturve dhe fëmijëve, të cilat ekzekutohen dhe mbikëqyren nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK), transmeton Klankosova.tv.