Fjalë Kyçe

Prizren, një vit burg pasi kultivoi hashash, kokainë dhe kanabis

Prizren, një vit burg pasi kultivoi hashash, kokainë dhe kanabis

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit heqje lirie A.B., për shkak se ka kryer veprën penale kultivim i bimëve të kanabisit.

A.B., më 24 qershor 2019, në oborrin e shtëpisë së tij familjare në Prizren, ka kultivuar dy bimë të llojit kanabis Sativa, me gjatësi 118 centimetra dhe 0.52 centimetra, me qëllim të prodhimit të narkotikëve, e të cilat janë gjetur gjatë një kontrolli policor mbi një rast të lajmëruar për dhunë në familje.

Gjykata ka vendosur edhe dënim plotësues për konfiskimin e dy bimëve kanabis.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.