Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve në vijim, në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm.
Sipas IHK-së, në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.