Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me mjegull nëpër ultësira dhe diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë.
“Mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdoj të mbajë deri në fundjavë. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e plotë.