Fjalë Kyçe

Autoriteti i Konkurrencës: Ne nuk kemi mandat që të rregullojmë çmimet

Autoriteti i Konkurrencës: Ne nuk kemi mandat që të rregullojmë çmimet

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar pas ankesave të qytetarëve drejtuar këtij institucioni, lidhur me rritjen e çmimeve në treg, duke e bërë të çartë se AKK nuk ka mandat që të rregullojë çmimet e ndonjë produkti ose shërbimi.

“Mandati themelor i AKK-së është mbrojtja e konkurrencës së lirë si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe kjo nënkupton që AKK vepron kur cenohet, pengohet ose shtrembërohet konkurrenca në treg”, thuhet në një postim të AKK-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Më konkretisht, Autoriteti i Konkurrencës mund të reagojë në ato raste kur ndërmarrjet veprojnë në mënyrë të koordinuar (pra, nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre eksplicite, përmes formës se kartelit-marrëveshjes së ndaluar apo sjelljeve te tyre ne treg – praktikës së bashkërenduar). Gjithashtu, AKK mund të reagojë edhe ndaj ndërmarrjeve që kanë pozitë dominuese në treg dhe të cilët keqpërdorin këtë pozitë”, është thënë në faqen zyrtare.