Fjalë Kyçe

Vritet një person në Mitrovicë

Vritet një person në Mitrovicë

Një person është therur për vdekje në Mitrovicë, pas mesnate, nga dy të dyshuar.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas është transferuar në QKUK, ku nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën.

Vrasja dyshohet se ndodhi në rrugën “Artim Jashari, rreth orës 12:15, pas mesnate.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion.