Fjalë Kyçe

E moshuara në Shqipëri u gjet e vdekur nga vajza, batanija elektrike shkaktoi zjarrin

E moshuara në Shqipëri u gjet e vdekur nga vajza, batanija elektrike shkaktoi zjarrin

Lumturi Zaimi është 69-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në banesën e saj si pasojë e asfiksisë nga flakët e zjarrit. Policia u njoftua nga e bija e të ndjeres, e cila e gjeti atë te vdekur.

E moshuara ngrohej me nje batanije elektrike, qe mund te kete shkaktuar dhe zjarrin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Loni Ligori”, në Astir, ndërkohë trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes./dosja.al