Fjalë Kyçe

Aksident mes tri veturave në Sllatinë, lëndohet një person

Aksident mes tri veturave në Sllatinë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes tre veturave në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësia e trafikut nga vendi i ngjarjes, njofton se në aksident të ndodhur në fshatin Sllatinë (drejtimi Pejë- Prishtinë) janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e trafikut po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje”.