Fjalë Kyçe

Vazhdon bojkotimi i mësimit nga profesorët në “Sami Frashër”

Vazhdon bojkotimi i mësimit nga profesorët në “Sami Frashër”

Profesorët në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë edhe sot po e bojkotojnë procesin mësimor, në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës së emërimit të drejtoreshës së re.

Është dita e katërt e bojkotit.

Profesorët po e kundërshtojnë emërimin e drejtoreshës Fahrije Retkoceri, duke thënë se është emëruar jashtëligjshëm.

Ministria e Arsimit ka bërë kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës për rastin e emërimit të drejtorëve. MASHTI kishte kërkuar të anulohej konkursi për shkak të shkeljeve, por kjo nuk është bërë dhe për këtë arsye Inspektorati i Arsimit ka bërë kallëzim penal.