Fjalë Kyçe

7 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, 197 raste të reja

7 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, 197 raste të reja

Shtatë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 në Shqipëri.

Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka ërë me dije se nga 1 mijë e 930 testime, 197 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Aktualisht janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.