Greqia ndodhet aktualisht në shifra rekord të infektuarish nga koronavirusi, pavarësisht ecurisë së mirë me vaksinimet si edhe masat anti-Covid të ndërmarra nga qeveria.
Institucionet greke raportuan dje 6 800 raste të reja në shkallë vendi, ndërsa ekspertët presin sot që shifra të kalojë mbi 7 000, ç’ka do të shënonte një tjetër rekord që prej fillimit të pandemisë.
Lajm i keq është gjithashtu se shifrat e larta të infektimeve po shoqërohen edhe me një numër të madh të vdekurish, ndryshe na trendi i muajve të fundit ku fatalitetet kanë qenë shumë më të ulta krahasura me valët e para të pandemisë.
Gjatë javës së fundit në Greqi janë shënuar mesatarisht 45-50 të vdekur në ditë, ndërsa në valën e mëparshme kjo mesatare ka qenë 70-75.
Vërehet një ulje, megjithatë shkencëtarët nuk e shpjegojnë dot këtë nisur edhe nga fakti se deri më tani në Greqi janë vaksinuar 6.5 milion persona me një apo me dy doza, transmeton abcnews. Pavarësisht kësaj, spitalet vijojnë të jenë të mbushura.