Pasditen e së shtunës është gjetur i pajetë një 62-vjeçar në Vlorë.
Bëhet e ditur se trupi i dekompozuar është konstatuar rreth orës 16.45 në lagjen “1 Maji” të qytetit nga familjarët, shkruan abcnews. 62-vjeçari jetonte i vetëm dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rastit.