Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar një fotografi të djalit të tij, Ledion Hotit, i cili doli para Shtëpisë së Bardhë në Uashington të SHBA-së.
Hoti se djali i tij po dërgon përshëndetje para Shtëpisë së Bardhë.
Tutje, ish-kryeministri falënderoi SHBA-në dhe familjen nikoqire që ia mundësuan djalit të tij dhe nxënësve të tjerë nga Kosova, të kryejnë një vit të shkollës së mesme atje.
Hoti bëri të ditur se djali i tij përfitoi bursë nga programi Youth Exchange Program.