Fjalë Kyçe

Përkujtohen dëshmorët Toni e Mici (VIDEO)

Përkujtohen dëshmorët Toni e Mici (VIDEO)

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti, në fshatin Opterushë të Rahovecit janë bërë homazhe në nderim të tyre.

Me këtë rast u përurua edhe Kulla Muze që në vete mban vlera kulturore e historike të popullit shqiptar.

Ramush Haradinaj që atëherë ishte në pozitën e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit thotë se Toni ishte ndër të parët që bëri organizimin e luftës në këtë zonë.

“Ai për një kohë shumë të shkurtë e ka fituar besimin e të gjithë bashkëluftëtarëve që kishte ardhur me ta, vërtet i jepnin respektin e duhur për shkak të njohjes së luftës. Po ashtu e ka fitua besimin tim dhe bashkë ushtarëve rreth meje dhe ai ka mbajt përgjegjësinë e shefit të shtabit të UÇK së për zonën operative të Dukagjinit”, tha Haradinaj, përcjell klankosova.

Të pranishëm në këtë përvjetor ishin Xhafer Tahiri dhe Smajl Latifi, që të dy e vlerësuan lartë kontributin e këtyre dëshmorëve që e dhanë në ndërtimin e lirisë së vendit.