Kuvendi i Kosovës që nga fillimi i këtij muaji, më nuk do t’ua paguaj shërbimet e transportit të gjithë stafit civil të përkatësisë etnikë serbe.
Kështu bëri të ditur, Ilir Kërçeli, i cili mbanë pozitën e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Galuk Konjufca.
“Punëtoreve të stafit civil të përkatësisë serbe iu ka heq transporti”, është shprehur Kërçeli, për Klankosova.tv.
Ai thotë se arsyeja deri tek ky vendim është sepse deri më tani nuk ka pasur mbështetje ligjore.
“Nuk iu takon me ligj. Ka qenë vetëm një privilegj shtesë për ta”, ka thënë Kërçeli.