Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2659 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 568 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar 5 qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 398 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.