Fjalë Kyçe

Kryeqyteti do të dekorohet për festa të fundvitit (VIDEO)

Kryeqyteti do të dekorohet për festa të fundvitit (VIDEO)

Që nga fillimi i nëntorit ka filluar edhe dekorimi i shesheve kryesore të Prishtinës.

Krahas 26 shtëpizave  tashmë të vendosura e që munguan një vit më parë si shkak i pandemisë, Komuna e Prishtinës ka vendosur që këtë vit të ndajë rreth 50 mijë euro për këtë çështje.

“Befasia ma ndryshe kësaj herë është në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku iu kemi dhënë mundësinë gjitha bizneseve që kanë kamion të shërbejnë pije dhe ushqime”, tha Ardian Berisha, drejtor për Kulturë Rini e Sport në Komunë të Prishtinës.

Qytetarët po e presin mirë nisjen e dekorimit të kryeqytetit.

“Jo veç Kosova e feston vitin e ri. Mendoj që është shumë në rregull të ketë dekorime”, tha një qytetare.

“Nuk është diçka e dëmshme, rinia e kërkojnë”, tha një tjetër.

Por kishte edhe të tjerë që mendojnë ndryshe.

“Propozimi jem është ma mirë do rasteve sociale t’iu dhurohen parat”.

Ende nuk është vendosur se kur do të bëhet ndezja e dritave, por sipas drejtorisë së kulturës në Prishtinë, janë dy data eventuale, 15 ose 28 nëntor.