Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve” dhe “Mashtrim”.
Sipas njoftimit, pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në rajonin e Mitrovicës jugore kanë vërtetuar se i dyshuari me inicialet V.B., përfaqësues i një shpedicioni, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë.
Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartëcekur ka kryer veprat penale të lartëcekura, Prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë.